Telefonat e mençur po vijnë vazhdimisht me dizajne që kanë më pak korniza.
Kjo po iu mundëson kompanive të kenë ekrane më të mëdha, pa pasur nevojë të rrisin shumë dimensionet e pajisjeve.
“OnLeaks” ka publikuar një fotografi krahasuese të pajisjeve të lansuara në të kaluarën, pajisjet e kohës së sotme dhe ato të ardhmet.
Aty vërehet edhe se pajisja e ardhshme e Apple-it, iPhone 8, ka madhësi të përafërt me Google Pixel ose Huawei P10.
Gjenerata e ardhshme e iPhonet thuhet se do të ketë ekran OLED 5.8-inç në diagonale.