Magleshov pyet: Pse asnjë gjykatës nuk i dënoi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor?

Gazetari i BIRN Vasko Magleshov i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat deklaroi se është i habitur nga fakti se asnjë gjykatës nuk doli të dënoj publikisht zhvillimet dhe shkeljet që u bënë në Këshillin Gjyqësor. Sipas tij gjykatësit sikur nuk e njohin pushtetin e tyre që të jenë të pavarur dhe vetë të vendosin.

“Si është e mundur pas gjithë kësaj që ndodhi, që të mos del një gjykatës në opinion dhe të dënoj zhvillimet në Këshillin Gjyqësorë. Bëhet fjalë për trupin amë të tyre që duhet të kujdeset për punën e tyre, ata nuk e njohin si të tillë, këtë e pamë nga anketa e OSBE-së, por pavarësisht kësaj, t’ju përkujtoj se para disa muajve në Serbinë fqinje kishte një ngjarje ku praktikisht dy prokuroreve iu morën lëndët nga duart, kishte protesta për këtë, prokurorë publik dolën në protesta. Flasim për një Serbi, nuk shkojmë më larg. Do të thotë kolegë të atyre prokurorëve që iu morën lëndët u paraqitën në emisione kontaktuese dhe jepnin mbështetje kolegeve të tyre. Kjo tek ne është e paimagjinueshme, ashtu që më duket se as gjykatësit nuk janë mjaftueshëm të zëshëm, gjegjësisht janë të zëshëm nëpër korridore apo në komunikime mes vete, por jo mjaftueshëm të zëshëm publikisht, apo nuk e njohin fuqinë e tyre që të jenë të pavarur dhe të vendosin”, deklaroi Vasko Magleshov, gazetar, BIRN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme