Majlinda Kelmendi përuron segmentin e dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelemndi ka përuruar segmentin e dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Me ftesë të kryeministrit Haradinaj, Majlinda Kelmendi ishte e përzgjedhur ta bënte prerjen e shiritit, shkruan lajmi.net

Prezentë në këtë ngjarje ishin edhe presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë.

Thaçi dhe Haradinaj e cilësuan këtë ditë si historike për Kosovën, duke shtuar se autostrada do ta lidhë Kosovën edhe më shumë me Maqedoninë.

Ndryshe, ditë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme