Makina bie në humnerë, plagosen 5 persona (Video)

Pesë persona janë plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga duke lënë 30 metra poshtë saj.

Informacionet paraprake të policisë thonë se rreth orës 10.20, në aksin rrugor Burrel-Shkopet, në vendin e quajtur “Ish teleferiku” mjeti tip Benz me targë AA 360 BC me drejtues Sh. Sh, 45 vjeç ka dalë nga rruga duke rënë 30 metra poshtë.

Në mjet udhëtonin katër vëllezër E. SH, B. SH, B. SH, dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, D. SH.

Drejtuesi i mjetit dhe tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Laçit jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa B. SH është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet  të  jetë   humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë  e lagështirës në rrugë.  Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme