Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi! Mjeti rrezikonte shpërthimin për shkak të…

Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Këlcyrës mesditën e sotme, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, ku një mjet tip Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.


Raportohet se si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Zjarrfikësit e Këlcyrës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të shmangur një rrezik të mundshëm shpërthimi, pasi automjeti ishte i pajisur me impiant gazi, raporton News 24.

aksident kelcyre (1)

Ekipet e emergjencës kanë kryer çmontimin e impiantit elektrik dhe të baterisë për të parandaluar ndezjen e gazit.

Drejtuesi i automjetit, i identifikuar si një shtetas nga Shkodra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme