Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kuçovë. Policia bën me dije se 66-vjeçari” e ka humburjetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se teksa po lëvizte me motoçikletë në lagjen “11 Janari” të qytetit, ai është përplasur me një makinë tip “Ford Focus”.Si pasojë e goditjes, 66-vjeçari me inicialet H.A nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Ndërsa, policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, 29-vjeçarin Blendi Hoxha, dhe dëshmia e tij pritet të japë më shumë detaje rreth ngjarjes. /albeu.com/