Makina përplas tre këmbësorë në aksin Qerret-Durrës, ndërron jetë një prej tyre

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Qerret-Durrës.


Një automjet me drejtues shtetasin A.D. ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas që lëviznin në këmbë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një prej shtetaseve ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Deri më tani, nuk dihet identiteti i viktimës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa  2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme