Makina që i dha “fund” garës për automjetin më të shtrenjtë në Shqipëri

Jemi mësuar të shohim vetëm persona të famshëm si futbollisti Cristiano Ronaldo apo reperi Rick Ross, të kenë koleksion makinash nga më të bukurat dhe më të shtrenjta. Por, ja që edhe në Shqipërinë “e vogël” ka njerëz të tillë të pasionuar pas komoditetit që të falë një mjet i tillë luksoz.

Bëhet fjalë për djemtë e biznesmenit të njohur, Ram Geci, Andi dhe Ergyn të cilët një ditë më parë, në rrjetet e tyre sociale, kanë prezantuar “bishën” e re që i është shtuar familjes së makinave që kanë në garazhin e tyre.

4

Si të apasionuar pas cilësisë së mjetit, kryesisht motorit të tij, Andi dhe familja e tij, tashmë kanë shtuar në koleksionin një makinë Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12.

makinaandigeci

Ky Rolls Royce kushton plotë 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro dhe mund të themi se është makina më e shtrenjtë që ka hyrë ndonjëherë në vendin tonë.

Makinë si kjo kanë në pronësi emra të njohur të showbizit amerikan si reperat Jay Z, P. Diddy, French Montana, Rick Ross, etj.

Ndërkohë që më poshtë mund të shihni disa nga makinat e tjera që ai ka në koleksion. Ndër to, një G class AMG, Gla AMG, bmw X5M dhe S class L.

65

a

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme