Makina shpërthen në flakë në ecje e sipër te ‘Rana e Hedhun’, shoferi shpëton mrekullisht

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, automjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, edhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik në mjet./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme