Makinat e bëra “copë” pas përplasjes “kokë më kokë”, pamje nga aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Poçëm të Fierit, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre edhe dy fëmije.


5 prej tyre janë paraqitur në spital deri tani, ndërsa një fëmijë 3-vjeç është më rendë dhe është futur në sallë të operacionit.

Nga pamjet e siguruara, duket se përplasja e dy automjeteve “kokë më kokë”, ka qenë e fortë, duke shkatërruar plotësisht pjesën e parmë të mjeteve.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme