
Shoqëria aksionare “Makpetrol” në kuadër të fushatës “Ngrit zërin kundër dhunës së bashkëmoshatarëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë krijuar një udhëzues të ri për njohjen dhe trajtimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve.
Sipas përfaqësuesve të “Makpetrol”, udhëzuesi ka për qëllim edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve, prindërve dhe kuadrit mësimdhënës. Ata informojnë po ashtu se dokumenti në fjalë në bashkëpunim me MASH-in do të dorëzohet te shkollat fillore në vend.



