Makron: Inkurajoni Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë me dialogun

Franca iu drejtua mediave me një deklaratë të shkurtër, pas një bisede telefonike midis presidentit Emanuel Makron, i cili më pas foli me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Qëllimi i këtyre tre bisedave, derisa Franca po kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte inkurajimi i dy vendeve që të rifillojnë shpejt dialogun për mosmarrëveshjen mes tyre, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Francës, rikujtoi edhe njëhere përkushtimin e tij ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit që po kalon kontinenti evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme