Shoqata e malazezëve të Kosovës ua ka dërguar një kërkesë institucioneve të Kosovës dhe të Malit të Zi që rruga Plavë – Deçan, Deçan – Plavë të emërohet me emrin Radovan Zogoviq, thotë kumtesa nga kjo shoqatë, transmeton Koha.net.
Radovan Zogoviq është letrar malazez i shekullit 20 –t ë i varrosur në varret e Deçanit.
Sipas kumtesës që e ka nënshkruar kryetari i Shoqatës Slobodan M. Vujiçiq, pagëzimi i rrugës Plavë –Deçan do të ishte konfirmim i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi e Kosovës, por edhe konfirmim se Kosova e Mali i Zi, përkatësisht malazezët e shqiptarët nuk kanë harruar të mirat e tij si dhe veprat e tij letrare e njerëzore. .
Radovan Zogoviq, thotë kumtesa, është shenja mbrojtëse e malazezëve autentikë nga Kosova e vepra e tij letrare është testament dhe udhë rrëfim për të gjithë njerëzit vullnet mirë.