Ministri i parë i punëve të jashtme në Maqedoni, profesori Denko Malevski, vlerëson se maqedonasit duhet të adaptohen me realitetin se një kohë kanë qenë një popull me bullgarët. Sipas Malevskit, mjafton të lexohen arkivat e Neë York Times ku shkruan për kryengritje bullgare e jo maqedonase në Krushevë e Prilep.
Malevski njëkohësisht shkruan se konteksti regjional për momentin është i tillë që Greqia e Serbia mundohen të pengojnë ndikimin e Bullgarisë dhe Shqipërisë në Maqedoni.
Këto vlerësime, profesori Malevski i ka bë në një kolumnë të botuar në Inbox7, duke analizuar mundësinë nëse Bullgaria mund të jetë pengesa e re e Maqedonisë për në BE, transmeton Gazeta Lajm. Ndërkohë në një deklaratë për mediumet bullgare, Malevski ka thënë se Goce Dellçev dhe Kërste Misirkov kanë qenë bullgarë.