Mali i Zi arrestoi njeriun që hoqi edhe lapidarin e UÇK – së në Preshevë

Ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, ka agjendë të qartë ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë, ndaj kosovarëve.

Dikiq u arrestua sot bashkë me 15 persona tjerë në Mal të Zi, nën dyshimet për sulm terrorist pikërisht kur po mbaheshin zgjedhjet.

Po ashtu Dikiq dhe grupi i tij terrorist planifikonin edhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq, si dhe vrasjen e një numër malazezësh në Podgoricë gjatë festimit të fitores.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën”, citohet të ketë thënë Dikiq gjatë një vizite në veriun e Kosovës duke u fotografuar para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk do ta lëshoni tokën e shenjtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar Dikiq në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, Dikiq ishte edhe personi që i priu akcionit të xhandarmarisë serbe me rastin e largimit të lapidarit të UÇK – së në Preshevë./Sakte.net