Mali i Zi arreston 20 shtetas të Serbisë të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Slavko Stojanoviq, drejtor i Drejtorisë së Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar 20 persona, shtetas të Serbisë ndërsa ka shtuar një tjetër, gjithashtu shtetas i Serbisë, është në kërkim.

“Këta persona janë të dyshuar se në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale duke krijuar një organizatë kriminale dhe terroriste. Ata, sipas dyshimeve, kanë hyrë në Mal të Zi me qëllimin që fillimisht të armatosen e më pas, sot në mbrëmje, të kryejnë sulme ndaj institucioneve të sistemit shtetëror, duke mos përjashtuar edhe sulm ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror”; ka thënë Stojanoviq, raporton Koha.net.

Në njoftimin e MUP-it me deklaratën e shkruar të Stojanoviqit theksohet se aksioni është ndërmarr në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtje Kombëtare si dhe në koordinim dhe me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, duke vepruar në përputhje me informatat e mbledhura nga operativa dhe inteligjenca që i kishte në posedim Policia.

Ndërkaq, është raportuar se grupi i arrestuar ka qenë i udhëhequr nga ish-shefi i Xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq.

Dikiq, aktualisht është kryetar i Fronti Patriotik të Serbisë, organizatë nacionaliste e lidhur me qarqet ekstreme ruse. Vitin e kaluar në qytetin e Nishit në jug të Serbisë ai organizoi protesta kundër NATO-s, ndërkohë që dyshohet se protesta të ngjashme organizoi edhe në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme