Mali i Zi çmendi Vuçiqin, reagon analisti: Më të turpëruar se Serbia në Ballkan nuk ka

Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq, ka thënë se Mali i Zi e ka poshtëruar Serbinë kur i dhuroi vaksina Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“A nuk mundët që këto vaksina t’ia jepnit popullit shqiptar të Kosovës? Pse duhej t’ia jepnit Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është formuar në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara?”, është shprehur Vuçiq.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, ka deklaruar se Vuçiq nuk ka të drejtë të përzihet në punët e Malit të Zi, madje nga ky veprim malazezët kanë nderuar veten.

Mehazi shton se deklarata të tilla japin ata që duan të vrasin shqiptarë, që edhe në këtë rast Vuçiq do të dëshironte që japin helm malazezët e jo vaksina.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ka çfarë të përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi se kujt duhet e kujt nuk duhet t’u jep vaksina. Mali i Zi është i shtet i pavarur e sovran dhe politikën shtetërore e çojnë si duan vetë ata e jo Serbia. Me këto veprime qeveria e Malit të Zi ka treguar humanizëm ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës fqinje, me këto veprime humane malaziasit kanë nderuar veten e jo si thotë krimineli i tragjedisë së Bosnjës e Kosovës, Vuçiq, i cili me deklaratën turpëruese: “se Mali i Zi e ka poshtëruar Serbinë kur i dhuroi vaksina Forcës së Sigurisë së Kosovës.” Kështu deklarata japin që ata kanë ndërgjegje të shëmtuara kriminale që shpirtrat e tyre kënaqen duke vrarë shqiptarë e boshnjakë, aq është i prishur shpirti i kriminelit serb Vuçiq sa ka dashur qe malaziasit në vend të vaksinave, ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të ju japin helm”, theksoi Mehazi.

Më tej, ai ka shtuar se arsyeja që kanë dhënë vaksina është vetëm për inat të Vuçiqit, madje Serbia në krye me të është bërë egërsira e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk duan fqinjët.

Mehazi tutje theksoi se në këtë rast duhet kujtuar Vuçiqit se FSK është e krijuar nga SHBA dhe për ta ruajtur Kosovën nga kriminelët serbë.

“Nëse do ta dijë Vuçiqi se pse Mali i Zi i ka dhuruar vaksina FSK-së, i tregojmë, se Mali i Zi për inat të Serbisë e Vuçiqi të plasë nga zilia, krimineli i Millosheviqit, Vuçiqi, më tej thotë: “se me dhënien e vaksinave FSK-së, Mali i Zi ka turpëruar Serbinë.” Po më të turpëruar se Serbia në Ballkan nuk ka, askush s’i do nga fqinjët: as malaziasit, as shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë, as boshnjakët e hercegovasit, as kroatët e sllovenët, as hungarezët e bullgarët. Serbia në krye me Vuçiqin është bërë egërsira e Ballkanit Perëndimor, prej egërsirave çdo kush largohet e ik. Nëse krimineli i tragjedisë boshnjake e kosovare, Vuçiq, mendon se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, atëherë ia kujtojmë se FSK-ja është krijuar e formuar nga SHBA-ja që është mbi Kombet e Bashkuara, FSK-ja është krijuar për ta ruajtur Kosovën nga kriminelët serb të Vuçiqave e Daçiqave”, ka deklaruar profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme