Mali i Zi: Demarkacioni është punë e kryer

Saga e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka të ndalur.

Ndonëse nuk ka ditë që nuk publikohet ndonjë lajm i ri, prapëseprapë duket se zgjidhja është larg.

Ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se e kishte ftuar homologun e tij malazez, Dushko Markoviq për vizitë në Kosovë.

Mirëpo, i pari i qeverisë fqinje i ka paraprirë kësaj vizite me një intervistë në numrin e sotëm të gazetës Dnevne Novine, duke dashur që t’i largojë të gjithë dilemat e mundshme me anë të përsëritjes së qëndrimit të palëkundur të shtetit të tij, njofton Klan Kosova.

Në intervistën e titulluar: “Çështja e kufijve për ne është punë e kryer”, pohohet se Kryeministri Markovic i ka thënë kolegut të tij Ramush Haradinajt se sa i përket demarkacionit të kufirit – “nuk ka dhe nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Malit të Zi”.

“Kryeqeveritari malazias i ka bërë ftesë Kosovës që ta miratojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacion, gjë që është kërkuar shumë herë edhe nga adresat më të rëndësishme në Uashington dhe Bruksel”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme