Mali i Zi dhe Kosova marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar të premten marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të projektit “IPA 2014-2020, në baza të të cilit 18 komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes të cilën e bënë ministri malazez për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi u bë e ditur se fondet e akorduara do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore.

Andrija Pejoviq tha se shuma prej 8.4 milionë euro për realizimin e projekteve paraqesin mjete të pakthyeshme dhe se bëhet fjalë për një dhuratë të Brukselit. Ai rikujtoi se një projekt i ngjashëm për periudhën 2011-2013, kishte tërhequr 3.7 milionë euro.

“Ato kontribuuan dukshëm në arritjen e programit të zhvillimit ekonomik nga projekti, të mbrojnë biodivirsitetin dhe të promovojnë përdorimin e burimeve të qëndrueshme natyrore”, tha Pejoviq, i cili shpalosi detaje nga projekti i ri.

Sipas tij, projekti parasheh përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore në Bijello Polje dhe Gjakovë, veprim të përbashkët për punësim të qëndrueshëm, promovimin e turizmit rural në zonën kufitare, etj.

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, falënderoi Malin e Zi për përkrahjen që ia jep Kosovës.

“Jam i sigurt se do të punojmë me projekte tjera, për të vazhduar bashkëpunimin dhe në të ardhmen”, tha Durmishi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme