Mali i Zi do t’i kërkoj BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për Kosovën

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është kërkuar zyrtarisht nga institucionet e Malit të Zi, që t’i kërkojnë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave me Kosovën

Veseli këtë e bëri të ditur në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit. Kryesia do të takohet nesër sërish për të vendosur për seancën e radhës të Kuvendit, shkruan lajmi.net

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet tona me Malin e Zi”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se institucionet e Malit të Zi do të bëjnë kërkesë BE-së për të hequr kushtin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave.

“Mali i Zi do t’i bëj kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo kërkesë është bërë nga zyra e tij.

Veseli ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes në dialogun e Brukselit për kodin telefonik të Kosovës.

“Procesi i pavarësimit dhe sovraniteti po ecën fuqishëm, çdo mbeturinë e ish-pushtetit serb po largohet dhe Kosova nuk do ta ketë më kodin +381, por tash do ta ketë kodin e saj dhe kjo tregon rrugëtimin e pavarur nga Serbia. Serbia ka marr fund për Kosovën, që të ketë ndonjë influencë mbi Republikën tonë”, tha Veseli. /lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme