Një incident ka ndodhur në Mal të Zi, saktësish në qytetin Berane.
Persona ende të panjohur, me mjete të forta dyshohet se kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin dhjetëra kosovarë.
Ata nga qendra e skijimit në Kollashin po ktheheshin për në Kosovë.
Por rruga nuk u shkoi ashtu siç e priten.
Qytetarët që kanë qenë në autobus kanë treguar për Indeksonline se askush nga zyrtarët policor në Berane nuk u ka ndihmuar atyre.