Shkrimtari dhe analisti kosovar Shkëlzen Maliqi ka folur për mediumin serb Danas, në lidhje me fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
Maliqi ka folur edhe për takimin që do ta ketë në mes të këtij muaji presidenti Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Maliqi ka thënë që Trumpi me Putinin kanë tema shumë më të rëndësishme për të folur se për atë të Kosovës.
Ish-këshilltari i Kryeministrit të Shqipërisë ka përmendur edhe çështjen e Krimesë që mund të hyjë si temë në samitin mes Trumpit dhe Putinit në mënyrë që të çelej edhe çështja e Kosovës.
Ai shton se nuk beson që në marrëveshjen përfundimtare mund të ketë vend për koncesione territoriale. Dhe nëse janë, ato do të jenë fare minimale.