Forma e mirë e Federico Chiesas këtë edicion ka bërë që Manchester Unitedi ta përgatitë ofertën për shërbimet e tij.
“Sky Sports” njofton të enjten se Unitedi po synon transferimin e Chiesas në afatin kalimtar të janarit. Thuhet se Unitedi do të ofrojë mbi 60 milionë euro për ta bindur Juventusin në lirimin e tij.
Chiesa këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Juventusi, ku në 6 ndeshje në Serie A, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim.
25-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa është në negociata me klubin italian për rinovimin e saj edhe për dy vjet të tjera.
Chiesa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Liverpoolit.