Manastir, brenda dy muajve arrestohen 62 shpërndarës të drogës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë dy muajve të parë të vitit 2023 në territorin e SPB-së Manastir, në lidhje me tregtinë ilegale të drogës, nga liria janë privuar 62 persona (40 në Manastir dhe 22 në Prilep). Sipas njoftimit të MPB-së janë kryer 13 bastisje në banesa dhe hapësira të tjera (tetë në Manastir dhe pesë në Prilep) si dhe janë kryer 97 kontrolle të personave dhe automjeteve në Manastir.

“Gjatë kësaj periudhe, edhe për krimet e kryera nga neni 215 i Kodit Penal, janë ngritur gjithsej 24 kallëzime penale (Manastir-14, Prilep 9, Krushevë 1) për 29 vepra kundër 35 autorëve (Manastir 22, Prilep 10, Krushevë 3) gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, heroinë, kokainë, amfetamin, dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme