Mandat i dytë për Aida Hajnajn në krye të BKH-së? Reagon SPAK: Nëse s’i kalon testet, hapet gara

Klodiana Lala/ Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se ka nisur procedurën për riemërimin e drejtorit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Për 5 vite me radhë këtë institucion e drejtoi Aida Hajnaj Veizaj, të cilës ligji i jep të drejtën e riemërimit edhe për një mandat tjetër. Por, duhet që më herët, ajo t’i nënshtrohet të gjitha fazave të testimit dhe në kushtet kur i kalon më sukses, atëherë riemerohet në këtë detyrë për një mandat të dytë 5-vjecar.


Por teksa SPAK çeli procedurën, Aida Hajnaj përmes një shkrese drejtuar institucionit për dijeni edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kërkoi informacion lidhur me komisionin që do të bënte vlerësimin, ndërsa burimet thonë se ajo kërkon riemërim në mënyrë automatike.

Këshilli e kishte renditur këtë çështje për diskutim mbledhjen e së martës, por nuk e mori në shqyrtim, çka me gjasë do të jetë objekt për mbledhjet e ardhshme plenare.

Prokuroria e Posaçme iu përgjigj interesit të News24 lidhur me këtë cështje dhe sqaroi se ka nisur procedurën e riemërimit të Drejtorit aktual të BKH-së dhe se komisioni i përzgjedhjes përbëhet nga Altin Dumani (Drejtues i Prokurorisë së Posaçme) dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja e Behar Dibra.

Sipas SPAK, ky komision shqyrton kërkesën për riemërim të Drejtorit aktual të BKH-së, pra zonjës Hajnaj, e cila sipas ligjit duhet ti nënshtrohet të gjitha fazave të procesit, që nga testimi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, intervista, verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë si dhe testi i poligrafit.

“Ky proces zhvillohet vetëm për Drejtorin në detyrë. Pas vlerësimit te kalimit te Drejtorit ne detyre të të gjitha fazave me lart, Komisioni vlerëson nëse kandidati përmbush kriteret ligjore për riemërim”, theksoi SPAK.

Pra, zonja Hajnaj sipas prokurorisë nëse kalon me sukses të gjitha fazat e testimit, atëherë komisioni e propozon atë para KLP-së dhe ajo riemërohet edhe për 5 vitet e ardhshme. Në të kundërt hapet gara për kandidatët e tjerë që synojnë këtë pozicion. “Nëse nuk i kalon me sukses këto faza, atëherë Komisioni i Përzgjedhjes e konsideron të mbyllur procesin e “riemërimit” dhe shpall garën për përzgjedhjen e një Drejtori të ri të BKH-së”, përfundoi SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme