Mandati i dytë i Trump dhe vendimet e tij të para, Zaloshnja: Nuk duhet parë bardhë e zi! Ka një të heqje te ajo që quhet ‘Amerika e Para’, por nuk do të thotë se nuk i intereson pjesa tjetër e botës!

Altin Zaloshnja, Pedagog i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes nga SHBA, ka komentuar vendimet e para të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pas marrjes së mandatit të dytë.


Altin Zaloshnja

Në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” në News 24, Zaloshnja u shpreh optimist, duke thënë se gjërat nuk duhen parë vetëm bardhë e zi. Ai tha se ka një tërheqje te ajo që quhet ‘Amerika e Para’, por kjo nuk do të thotë se Trump nuk shqetësohet për pjesën tjetër të botës.

“Problemi është se duhet shikuar nuancat dhe nuk duhet parë bardhë e zi. Tani mund të themi po heqësh  ndihmat për klimën, për të drejtat e njeriut, por nëse programet rishikohen njëri pas tjetrit, ka për të dalë se kush i shërben dhe kush jo kauzës.

Kauza nuk është vetëm ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.

Amerika ka një histori të gjatë që ka ndikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të ketë një tërheqje në atë që quhet Amerika e Para, por kjo nuk do të thotë se nuk çan kokën për pjesën tjetër të botës”, tha Zalonshnja në emisionin ‘Open’ në News24.

Nga ana tjetër, pedagogu Florian Çulhaj ishte më kritik për politikat e Trump.

Ai tha se presidenti amerikan përcillet si një logjike biznesi, i cili bën bilancin e shtetit dhe fton ndërprerjen e fondeve të tepërtave.

Florian Çulhaj
Florian Çulhaj

Florian Çulhaj: Ne kemi logjikën se me ardhjen e Trump, Amerika para tij na del shtet i keq në kuptimin e financimeve botërore mbi pasionin e saj për demokracinë. Kjo e ka udhëhequr kudo, aty ku ka patur mundësi.

Trump përcillet si një logjike biznesi. Bën bilancin e shtetit dhe fton ndërprerjen e fondeve të tepërtave

Amerika i ka dhënë vetes statusin hegjemoni demokratike e botës dhe si e tillë ajo duhet të pretendojë ta mbajë këtë status, duke shpenzuar, duke u tërhequr statusi bie. Kështu, krijohet një vakum pushteti. Ky vakum duhet të plotësohet pastaj, ose nga Kina ose nga Rusia, sepse diku paratë do dalim prapë. Dikush do ta zërë pozicionin që lë amerikan në kontrollin e disa elementë thelbësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme