Manjani reagon ashpër ndaj Lu-së: E dorëzove drejtësinë në duart e qeverisë

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk e ka pritur mirë këshillën e ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar tij lidhur me qëndrimet që ai ka mbajtur ndaj LGBTI.

“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!…”, – shkruan ai.

Në një postim në Twitter, Manjani sqaron:
“Që të mos shfokusohet vëmendja: nuk ka rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo. Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua qeverisë! Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë! Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme