Maqedonasit kërcënojnë dhe shajnë deputeten shqiptare, zbardhen mesazhet e plota (foto)

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka publikuar mesazhet, që sipas saj e kërcënojnë për qëndrimin që ka mbajtur për situatën politike në Maqedoni or edhe për historinë e shqiptarëve atje.
Deputetja i ka publikuar të plota, ndërsa në një foto duket edhe një i ri që djeg flamurin shqiptar.

“Te dashur miq! Kam marre dhjetra mesazhe kercenimi e sharjesh te padegjuara me pare ne adresen time sa here kam folur per çeshtjen e shqiptareve te Ilirides. Po sjell perpara jush vetem disa prej tyre qe jane ne anglisht sepse ka me qindra ne gjuhen e maqedonsve dhe kete po e bej per nje arsye te vetme.

Kur keto guxojne te kercenojne nje deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune. Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides. gjithe shqiptaret bashke”, shkruan Doda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme