Maqedonasit pishina olimpike, ne s’kemi ujë të pijshëm

Iljasa Saliu në mëngjesin e ditës së sotme ka bërë një krahasim mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni , Shqiptarëve dhe Maqedonasve ai në këtë krahasim të cilin e bëri në rrjetin social facebook përfshiu ( krahason ) lusket që posedojnë maqedonasit përderisa shqiptarëve u mungojnë gjërat elementare .

Ata dhe ne, gjegjësisht ata dhe 0

Ata kanë pishina, kurse shqiptarët në rajonin e Likovës nuk kanë ujë të pijshëm.
Ata kanë parqe publike, kurse shqiptarët në Kumanovë as parqe para banesave nuk kanë.
Ata kanë këshilltarë në komunë, kurse shqiptarët kanë rrogëtarë dhe tenderokratë në komunë.
Ata prej buxhetit të përbashkët kanë kënde të lodrave, kurse shqiptarët në Kumanovë duhet t’i presin mërgimtarët t’ia rregullojnë një të tillë.
Ata kanë fusha të tenisit, kurse shqiptarët kanë restorante super luksoze që paguajnë shtrenjtë edhe për prerje të penisit.
Ata falas i shfrytëzojnë fushat e futbollit, kurse shqiptarët edhe pse paguajnë për t’i shfrytëzuar fushat e futbollit, sërish vështirë të vijnë në rend për të luajtur futboll.
Me pak fjalë, qershia në tortë do të ishte mirënjohja për Kryetarin e Komunës së Kumanovës!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme