Maqedonasit të lumtur që Ahmeti lejoi fshirjen e 210 mijë shqiptarëve

Maqedonasit në përgjithësi dhe në veçanti Gruevski dhe VMRO-ja janë më se të lumtur që partneri i tyre BDI dhe Ali Ahmeti lejoi fshirjen e mbi 210 mijë votuesve nga të cilët shumica apsolute janë shqiptarë në mërgim, shkruan Fakte. Megafoni i VMRO-së, e përditshmja “Dnevnik” në numrin e sotshëm nuk e fsheh gëzimin e maqedonasve që Ahmeti lejoi fshirjen masive të shqiptarëve të Maqedonisë. Ajo përveç tjerash shkruan:
“Kuptojmë që partia e Ali Ahmetit është e sigurtë se nuk do të problematizojë bisedimet me rihapjen e Listës zgjedhore. Edhe përskaj mospajtimeve brendapartiake 170.000 votues do të vendosen në listë të veçantë për diasporën dhe 40.000 votues do të fshihen nëse nuk e vërtetojnë të drejtën votuese, nga BDI thonë që kjo çështje është mbyllur dhe se nuk do ta problematizojnë. Sqarimi është se këta votues kanë një muaj për vetregjistrim plus 15 ditë për kontrollë para se të fshihen nga Lista zgjedhore.”-shkruan Dnevnik.
BDI vazhdon edhe më tej të gënjej shqiptarët dhe të shesë interesat kombëtare vetëm për të mbrojtur agjendën antishqiptare të Gruevskit dhe për të mbrojtur individë të korruptuar nga kreu i partisë së Ahmetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme