Maqedonci: Në 2029, Ushtria e Kosovës synon të jetë plotësisht e përgatitur për mbrojtjen e territorit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se synimi është që deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit.

Sipas tij, vendi po kalon një periudhë tranzicioni dhjetëvjeçar, e cila, bazuar në planifikimet ekzistuese, përmbyllet në vitin 2028.

Maqedonci nënvizoi se në këtë interval kohor janë tejkaluar disa prej caqeve të vendosura, si për nga numri i pajisjeve ushtarake, ashtu edhe për nga kategoritë e armatimit.

“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga Kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan tranzicioni dhe tash jemi në përfundim të tij, i cili parashihet të mbyllet në vitin 2028. Investimet që kemi pasur kanë bërë që të tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojet e armatimit, pasi kemi qenë të kufizuar në atë plan,” ka thënë Maqedonci.

Ai theksoi më tej se Kosova ndodhet në etapën përfundimtare të ngritjes së kapaciteteve operacionale, ndërsa objektivi mbetet arritja e gatishmërisë së plotë në vitin 2029.

“Jemi në fund të procesit për arritjen e kapaciteteve operacionale. Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit, për mbështetjen e autoriteteve civile dhe për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”, ka deklaruar ai në një intervistë për Euronews Albania.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme