Maqedoni, 600 milionë euro për tenderë në vitin 2015/16

Gjatë viti 2015 dhe 2016, institucione dhe kompani të shumta shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me firma nga sektori privat në vlerë të përgjithshme prej mbi 600 milionë euro, shkruan gazeta Koha. Marrëveshje më të mëdha për furnizime publike me firma nga sektori privat janë nënshkruar në vitin 2016 në vlerë prej 378 milionë euro, ndërkaq në vitin 2015 vlera e tenderëve të nënshkruara ka qenë 226 milionë euro.

Në krye të listës është tenderi i vitit 2016 për ndërtimin e gazsjellësit Negotinë-Kavadar-Manastir në vlerë prej 36.4 milionë euro, kurse në vitin 2015 tenderi me vlerë më të lartë është ndërtimi i Fakultetit për Edukatë Fizike, Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe garazhet nëntokësore në vlerë prej 12.8 milionë euro. Në top 100 e tenderëve me vlerë më të lartë të realizuara për vitin 2016 radhiten SHA “Resurset Energjetike të Maqedonisë” me vlerë prej 87 milionë euro, ndërsa në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 48 milionë euro. Ndërkohë, në mesin e kompanive që kanë fituar më shumë tendere gjatë këtyrë dy viteve të fundit është SHA “Granit“, Shkup, e cila në vitin 2016 ka fituar tender në vlerë prej 54 milionë euro, ndërkaq firma “Beton” nga Shtipi në vitin 2015 është fituese e tenderit në vlerë prej 20 milionë euro.

Në mesin e kompanive shtetërore që më së shumti kanë nënshkruar marrëveshje tenderike më firmat nga sektori privat në vitin 2016 është edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me ujërat, Ministria e Arsimit, Banka Popullore e Maqedonisë, NP “Rrugët Shtetërore”, SHA “Elektranat e Maqedonisë”, IPSH Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, Ndërmarrja Publike për Qarkullim p Shkup, Drejtoria për mbrojtje dhe trashëgimi kulturore, si dhe Ministria e Shëndetësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme