Maqedoni: Armata në terren – Bullgaria, Serbia dhe Sllovenia ofrojnë ndihmë për shuarjen e zjarreve

Pjesëtarë të armatës janë në terren të kyçur në shuarjen e zjarreve, ndërsa rreth 1 mijë janë në gatishmëri për të ndërhyrë, informoi Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila vizitoi ushtarët në terren në vendin Kokino. Tregoi po ashtu se ndihmë kanë ofruar vende aleate në NATO, si Bullgaria, Sllovenia si dhe nga Serbia. Sipas saj kjo tregon se si rajoni mund t’ia dalë vetëm nëse reagojmë bashkërisht.

“Mbrëmë, me të vërtetë numri i njerëzve që u përgjigjën në apele ishte i madh, me vendimin e Komandantit Suprem më shumë se 1 mijë pjesëtarë të Armatës janë në gatishmëri të kyçen atje ku duhet dhe tashmë jemi të pranishëm në rreth 13 lokacione. Qëllimi do të jetë t’i ndihmojmë edhe përpjekjet nga ajri por edhe seriozisht të ndihmojmë në terren ku bëhet beteja kryesore. Më vjen shumë mirë që në orët e hershme të mëngjesit, disa prej kolegëve të mi reaguan shumë shpejt dhe pas paralajmërimeve të para për ndihmë që erdhën nga Serbia dhe Bullgaria, tashmë kemi përgjigje të njëjtë edhe nga ana e Sllovenisë, megjithatë presim reagim dhe përgjigje edhe nga ana e ndonjë shteti tjetër fqinj”, deklaroi Shekerinska./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme