Dita e dytë e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votojnë të sëmurit, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit.
Nga komunat e Shkupit në Gazi Babë janë pranuar kërkesat e 168 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve për votim, ndërsa në Butel -82, në Karposh do të votojnë 80, në Kisella Vodë – 57, në Gjorçe Petrov 48, ndërsa në Aerodrom 47.
Votim do të realizohet edhe në 13 institucione ndëshkuese-korrigjuese, ndërsa në certifikatat e posaçme të Listës Zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të regjistruar në arrest shtëpiak. Votim do të ketë edhe në 17 shtëpi të pleqve ku të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.
Votimi i këtyre personave realizohet nga ana e bordeve zgjedhore, si zakonisht deri më tani, me atë që anëtarët e bordeve, por edhe personat të cilët janë regjistruar që të votojnë duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga KOVID-19.
Në bazë të Udhëzimit të KSHZ-së anëtarët e Bordit Zgjedhor dhe përfaqësuesit e partive politike të cilët e zbatojnë votimin në shtëpitë e të sëmurëve, të pafuqishmëve ose të sëmurëve duhet të bartin maskë mbrojtëse përmes hundës dhe gojës dhe doreza që përdoren një herë, mbajtja e obligueshme e distancës fizike gjatë gjithë procesit, si dhe pastrim i duarve dhe dezinfektim pas përfundimit të procesit.
Personi që voton është i obligueshëm që të mbajë maskë mbrojtëse, shall ose ndonjë mbulesë në hundë dhe gojë. Gjatë vetë hyrjes në hapësirën e brendshme, së pari personi i cili voton duhet t’i dezinfektojë duart, gjatë dhënies së letërnjoftimit së pari e heq për një kohë të shkurtë maskën për identifikim, por duhet ta ruajë distancën e nevojshme prej një deri një metër e gjysmë. Pasi të votojë personi përsëri i dezinfekton duart.