Maqedoni, Ekspertët: Ligji për gjuhet mundet të aprovohet edhe pa dekretin e Presidentit

Mos dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov në mënyrë indirekte ishte paralajmëruar që para formimit të Qeverisë, kur Ivanov mbante pezull mandatin. Për mediat vendase dhe të huaja, propozimin ligjin për gjuhët Ivanov e kishte vlerësuar si të rrezikshëm i cili sipas tij përveç që imponohet nga platforma të huaja, rrezikon ndarjen e shtetit në dysh. Deklaratën e tillë Ivanov e përsëriti edhe më 1 mars kur kumtoi se nuk ndanë mandatin për shumicën e re.

“Derisa të jem President i Maqedonisë, nuk do t’i ndaj mandat as personit dhe as partisë e cila angazhohet dhe në programin e saj ka platformë për shkatërrimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë e Maqedonisë” – deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
Në paraqitjen vjetore në Kuvend, Ivanov theksoi se ligji për përdorimin e gjuhës është kundër-kushtetues.

“Pas konsultimeve të bëra, mund të them se ligji për gjuhët nuk rrezikon gjuhën maqedonase, por cenon karakterin unitar të shtetit. Ky ligj shkel ligjin më të madh të vendit dhe ajo është Kushtetuta e vendit” – u shpreh Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Një ditë më parë, pak orë para skadimit të afatit deri kur Ivanov duhej të prononcohej rreth ligjit për gjuhët, mos dekretimin e ligjit e arsyetoi jo kushtetutshmërinë e tij dhe favorizimin që ky ligj sipas tij i bën gjuhës shqipe.

“Në vend që në shpirtin e dialogut dhe bashkëjetesës të ndërtojmë shoqëri multietnike, përmes ligjeve juridike, neve sjellim ligj jo juridik dhe represiv me të cilin favorizohet vetëm gjuha shqipe” – tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Ekspertët megjithatë vlerësojnë se ka forma të tjera ligjore, për futjen e ligjit në fuqi.
“Ligji kthehet është një herë në Parlament dhe nëse Parlamenti ka shumicë absolute me 61 vota, i njëjti do të aprovohet dhe hyn në fuqi edhe pa dekretin e Presidentit” – deklaroi Naser Ziberi.

Arsyetimi i Ivanov ka arritur në Kuvend. Kryetari i Kuvendit pas shqyrtimit, qëndrimin e Ivanovit do ta ndajë me deputetët. Në bazë të konstatimeve të Presidentit, deputetët kanë të drejtë përsëri të parashtrojnë amendamente, por sipas burimeve të Alsat, një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën me iniciativë të shumicës parlamentare. Brenda 30 ditëve, në bazë të vlerësimeve të kryetarit të Kuvendit, thirret seancë parlamentare ku edhe ligji i nënshtrohet leximit të tretë respektivisht votimit. Referuar rregullores së Kuvendit, leximi i tretë duhet të vendoset në seancën e parë që mban Kuvendi. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar me 69 vota pro, asnjë kundër, asnjë i përmbajtur. Në votimin me badenter, i përmbajtur votoi vetëm një deputet./alsat

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme