Materiali është i besueshëm dhe përmban fletëvotime dhe certifikata të listës zgjedhore. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashteski nga Manastiri, në rastin e marrjes dhe shpërndarjen së materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielën.
Aleksandar Dashteski, kryetar i KSHZ-së
“Gjithçka është gati dhe sot do të shpërndahet i gjithë materiali pasi aktivitetet i fillojmë në orët e hershme të mëngjesit me qëllim që materiali të mbërrijë në kohë në të gjitha komunat. Nesër do t’i dorëzojmë pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve në të gjitha KKZ dhe Komisionin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Në këto Zgjedhje Lokale ka numër rekord të listave të kandidatëve ndërsa kjo do të thotë edhe shumë material i cili do të shpërndahet në kohë”.
Për këto zgjedhje, në shtypshkronjën e Manastirit “Kiro Dandaro”, janë shtypur 4.5 milion fletëvotime dhe material që do ta shoqërojë materialin zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve, njoftoi menaxher i përgjithshëm i shtypshkronjës Dragi Milloshevski.
Dragi Milloshevski, menaxher i përgjithshëm i shtypshkronjës
“Këto fletëvotime janë të mbrojtura me mbi 20 mbrojtës dhe nuk është i mundur kurrfarë falsifikimi, as bartje e fletëvotimeve nga një vend zgjedhor në një tjetër pasi të gjitha fletëvotimet janë shënuar dhe mbrojtur. Për shtypjen e materialit zgjedhor i kemi harxhuar rreth 40 ton letër për fletëvotime si edhe 20 ton shtesë letër për procesverbale. I kemi përpunuar fletëvotimet për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, për çdo komunë fletëvotime të veçanta, më pas fletëvotime ku diku janë dygjuhësore, tri gjuhësore varësisht komunave dhe gjithçka kemi shtypur në afatin e dhënë, gjegjësisht 20 ditë”.
Përndryshe, risi për këtë cikël zgjedhor janë përdorimi i aparateve për shenjat e gishtërinjve. Poashtu zgjedhjet do të mbahen me protokoll të veçant për respektimin e masave anti- Covid.