Maqedoni, ja si punojnë sistemet e DSK-së për spijunim

Si duken sistemet për përgjim, si rrjedhë procedura, çfarë pritet të zbulojë Prokuroria Speciale Publike (PSP) kur të ketë qasje dhe t’i analizojë “gjurmët” e kompjuterëve në fortesën e quajtur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), këto janë vetëm disa nga pyetjet që janë hapur pas disa ditëve të “stuhishme” në DSK, shkruan BIRN, transmeton Portalb.

BIRN është konsultuar me persona kompetent nga PSP-ja dhe ekspertë për ndjekjen e komunikimeve duke tentuar që në mënyrë “më plastike” të hetojë se si në të vërtetë, rrjedhë procesi i përgjimit, cilat institucione janë kompetente dhe cili është roli i secilit sistem ndaras.

Kështu, duke filluar nga prokurorët publik, kush është kompetent për sjelljen e urdhrit për ndjekjen e komunikacioneve, deri te Gjykata kompetente. Kërkesën mund ta dërgojë me iniciativë te veten ose me propozim të MPB-së, Drejtoria e Policisë Financiare ose Drejtoria e Doganave.

Kërkesa për paraqitje deri te gjykatësi  i procedurës parahetimore dorëzohen në formë të shkruar deri te Gjykata kompetente. Kjo kërkesë sipas ligjit për ndjekjen e komunikimeve (për herë të fundit është ndryshuar në vitin 2012) duhet të mbajë emrin e veprës penale, personit ose lëndës ndaj të cilit do të kryhet masë hetimi të veçantë për ndjekjen e komunikimeve, mjetet teknike të cilat do të shfrytëzohen, arsyet për shkak se dëshmitë nuk mund të mblidhen në mënyrë tjetër, organi i cili duhet ta kryej urdhrin, kohëzgjatjen e masës së veçantë të hetimit dhe llojit të sistemit të telekomunikacionit, numrin e telefonit ose tjetër të dhënë për identifikim.

Për kërkesën për ndjekje të komunikimeve gjykatësi në procedurë parahetimore vendosë më së voni në afat prej 48 orëve prej dorëzimit të kërkesës, ndërkaq përgjimi mund të zgjasë më së shumti 14 muaj.

Më tej, rasti tejkalon në DSK, institucioni i cili duhet ta kryer urdhrin, por këtu janë edhe operatorët e telekomunikacionit të cilët patjetër duhet ta nënvizojnë numrin në sistemet e tyre që të fillohet të inçizohet çdo bisedë e personit i cili është në masë të veçantë hetuese, përcjellë Portalb.

Por, “gjuha” në të cilin flet sistemi i DSK-së dhe “gjuha” e operatorëve të telekomunikacionit është plotësisht e ndryshme, dhe kështu, është e nevojshme edhe për softuer ndihmës, lidhje mes këtyre dy sistemeve me qëllim që sinjali të përkthehet. Këtu vepron pajisja e “Eriksonit” (kompania e cila është prodhuese edhe e ndihmës softuerëve), e cila fizikisht ndodhet në DSK, por është në pronësi të operatorëve të telekomunikacionit. Ajo, thjeshtë, shërben që ta transferojë dhe ta përkthejë sinjalin nga DSK deri te operatorët e telekomunikacionit, që ato ta dinë numrin e lëndëve të ndjekjes së komunikacioneve. Sipas njohësve, bëhet fjalë për server, me pamje të resiverit i cili nuk ka displej.

Sipas gjithë kësaj, del se numrat telefonik të cilat përgjohen DSK i ka në tre sisteme, të DSK-së, ndihmës serveri i cili është prodhues “Erikson” dhe te operatorët e telekomunikacioneve. Nëse PSP arrin që nëpërmjet log fajllave (gjurmë të kompjuterëve), që t’i krahasojë në 3 sistemet, pra nëse në ndonjërin prej këtij sistemi ka më shumë numra, ndërkaq te ndonjë tjetër ka më pak, atëherë kështu do të bëhet e qartë se dikush i ka fshirë të dhënat.

Deri më tani, PSP i ka të dhënat vetëm nga sistemi i DSK-së. Për sistemin e “Eriksonit” pritet që të vijnë dy ekspertët e jashtëm, ndërkaq për operatorët e telekomunikacionit tani për tani nuk jepen informata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme