Gjithsej 1.309.840 persona, 405.266 familje dhe 556.415 banesa janë regjistruar deri në ora 20 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave.
Mundësia për vetregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, është përdorur deri më tani nga 193.982 persona.
Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë të Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.