Maqedoni, masë paraburgimi për tre deputetë të VMRO-DPMNE-së

Tre nga gjithsej 6 deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së sot u është caktuar paraburgim 30 ditor, ndërsa për të tjerët arrest shtëpiak, njoftoi Gjykata Themelore Shkupi 1.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike Themelore (PPTH) për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, para gjykatësit me procedurë paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 sot u thirrën gjashtë persona të përfshirë me propozimin e Prokurorisë, ndërsa pas prononcimit të tyre lidhur me propozimin gjykatësi i procedurës paraprake solli vendime me të cilat për K.M., L.A. dhe S.V. e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për shkak të ekzistimit të shkaqeve të parapara në nenin 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 të Ligjit për Procedurë Penale. për J.T. dhe Zh.P. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masën arrest shtëpie. Për L.D. gjykatësi i procedurës paraprake nuk e pranoi propozimin e prokurorisë për përcaktimin e masës paraburgim dhe i përcaktoi masën arrest shtëpie”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Kundër këtyre vendimeve jofuqiplota, siç thonë nga Gjykata, palët kanë të drejtë për ankesë në Këshillin penal të kësaj gjykate në afat prej 24 orësh pas pranimit të vendimit.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Të premten, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua hoqi imunitetin, ndërkaq njoftimi në Gjykatën Penale nga Parlamenti arriti dje dhe iu parashtrua gjykatësve kompetentë të procedurës paraprake, duke krijuar kështu kushte që të veprohet sipas propozimit të Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme