13 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
LSDM ka dorëzuar katër ankesa, VMRO-DPMNE tre, ndërsa koalicioni ASH-AAA kanë dorëzuar gjashtë ankesa.
VMRO-DPMNE gjithashtu ka dorëzuar dy ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e heshtjes zgjedhore.
KSHZ për këto ankesa do të caktojë seancë, në të cilën do t’i shqyrtojë dhe do të sjellë vendim për të njëjtat.