Maqedoni: Opozita kundër ligjit për zhvillim rajonal/video

Ligji për zhvillim të barartë rajonal që është vetëm një hap para miratimit përfundimtar në Kuvend, thellon edhe më shumë hendekun zhvillimor mes rajoneve edhe pse qëllimi i këtij ligji duhet të ishte i kundërt. Për këtë arsye, deputeti Elmi Aziri tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kundërshtuar ligjin dhe për të njëjtin kanë dorëzuar 14 amendamente, të cilat kanë pasur për qëllim që t’u japin rëndësi më të madhe në vendimarrje komunave dhe bashkësive lokale dhe jo e gjithë forca vendimmarrëse të qëndrojë tek qeveria.

 Elmi Aziri, ASH-AAA

“Ne jemi thellë të bindur se ligji i deritanishëm ekzistues por edhe ky ligj i cili pritet të votohet nga shumica parlamentare, jo që nuk do ta përmirësojë, por edhe më tej, do ta thellojë hendekun zhvillimor mes rajonit. Amandamentet tona, ishin në funksion të parasegjithash, decentralizimit të vendimmarrjes, përmirësimit të kritereve të shpërndarjes së mjeteve buxhetore, apo destinuara nga ky fond për zhvillimin e barabartë rajonal dhe natyrisht mënyrën e shpërndarjes. Përmes propozimeve tona, tentuam që ti jepet rol më i madh fshatrave, komunave, po ashtu bashkësive lokale, sepse realisht ata i dinë më mirë nevojat e tyre dhe sipas vlerësimit tonë, do duhet të kishin prioritet në thithjen e mjeteve buxhetore”

Aziri tha se praktika e deritanishme e bën të pakuptimtë edhe ekzistimin e Byrosë për Zhvillim të Barabartë Rajonal, pasi sipas tij, ky institucion edhe pse ka ekzistuar edhe me ligjin e vjetër, sërish nuk ka funksionuar siç duhet. Ai tha se rajonet e banuara me shqiptarë sërish kanë ngecje në zhvillim dhe kjo si pasojë e mugesës së investimeve nga shteti në këto zona, ndërsa edhe me ligjin e ri, Aziri akuzoi se qeveria tenton të mbetet pronare e mjeteve financiare të dedikuara për zhvillim të barabartë rajonal.

 Elmi Aziri, ASH-AAA

“Edhe më tej qeveria mbetet pronare e atyre mjeteve dhe tentohet që të kamuflohet mungesa e mjeteve në Byronë për Zhvillim të Barabartë Rajonal, e cila sipas ligjit duhet të ketë 1% të produktit të brendshëm bruto, pra tentohet të kamuflohen përmes transfereve nga ministritë, nga qeveria qendrore deri te njësitë e vetadministrimit lokal. Pra, kjo nxit edhe një dilemë shumë të madhe, vallë a kemi nevojë për ekzistimin e një byroje të tillë dhe vallë a kemi nevojë për një ligj të tillë, i cili nga viti 2009 e këtej, nuk është respektuar asnjëherë dhe kjo byro, ka pasur mjete buxhetore, deri në 20 herë më pak se sa ka qenë e përcaktuar me ligj. Pra, ne jemi kundër këtij koncepti të këtij ligji, për shkak se jemi thellë të bindur se ky ligj, i cili i paraprin strategjisë së re për zhvillim të barabartë rajonal, strategjisë 10 vjeçare, do ta thellojë edhe më tej hendekun zhvillimor mes komunave, duke i dhënë përparësi komunave urbane”

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, paralajmëroi se pas refuzimit të amendamenteve të tyre, do të përgatisin një ligj tjetër për zhvillim të barbartë rajonal, të cilin do ta dorëzojnë në Kuvend. Kjo çështje tha Aziri, ka qënë edhe pjesë e progrmait zgjedhor të koalicionit mes dy partive shqiptare.

Arben Zeqiri /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme