Maqedoni: Policia sekuestron 18 mijë e 300 rrënjë kanabisi në një fabrikë në fshatin Alldanci të Krushevës

Ministria e Brendshme konfirmon lajmin e Alsat për bastisje në një fabrikë për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në përgjigjet e dërguara në adresën tonë elektronike të cilat më pas dikasteri i Brendshëm i ktheu në komunikatë për media konfirmohet sasia e lëndës së konfiskuar. Sipas policisë motivi i bastisjes ishte mbjellja e kanabisit në faza jashtëligjore. Një kontroll i shtuar policor në kompani kishte konstatuar se rrënjët e mbjella janë në faza të ndryshme vegjetacioni dhe se kompania nuk ka evidentuar në dokumente rrënjët e zhvilluara.

MPB

“Janë konfiskuar 18.301 rrënjë kanabisi të paketuara në 247 thasë, kompjuterë, aparaturë dhe dokumentacion. Kallëzim penal është ngritur ndaj personit K.B nga Shkupi, drejtues i kompanisë për prodhimin e lëndëve të kanabisit për qëllime mjekësore”

Burime të Alsat bëjnë të ditur se bastisja është kryer në filialin e kompanisë “5 letters” në fshatin Alldanci të Krushevës. Aksioni policor është zgjeruar edhe në Shkup në selinë e kompanisë së lartpërmendur ku janë konfiskuar materiale të cilat mund të jenë prova në procedurën penale./Alsat

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme