Maqedoni: Protestë kundër qëndrimit të presidenti Pendarovskit për “27 prillin”

Një grup protestuesish të udhëhequr nga vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, janë mbledhur para presidencës, për të shprehur revoltë ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mendon që të dënuarit për 27 prillin në Kuvend, nuk janë terroristë dhe duhet të ketë rigjykim për ata.

Protestuesit shprehën revoltë edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili kishte qëndrim të ngjashëm me presidentin. Sipas protestuesve, presidenti Pendarovski del në mbrojtje vetëm të të burgosurve maqedonas, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për të dënuarit shqiptarë në rastet e montuara politike.

Në fund protestuesit dogjën edhe pamfletet me fotografi të presidentit Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për djegien e fotografive Blerim Ahmedi u shoqërua në polici.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme