Maqedoni, rroga mesatare 23 mijë denarë, 76 për qind marin nën 20 mijë

Më shumë se dy të tretat, ose 76 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin paga më të ulta se 20.000 denarë. Sipas Entit shtetëror për statistikë paga mesatare në Maqedoni është 22.750 denarë. Analiza e institutit për hulumtime ekonomike “Finance Think” tregon se pjesa më e madhe e të punësuarve në veprimtaritë shërbyese, të punësuarit në hotele dhe restorante, në bujqësi, tregti dhe industri përpunuese dhe në ndërtimtari marrin paga më të ulta se mesatarja, transmeton Fakte.

“Përfundimisht duhet të rritet paga mesatare që të përmirësohet standarti jetësorë. Kurse në afat të mesëm dhe të gjatë duhet të mendohet për model të rritjes ekonomike bazuar në sektorët që paguhen më mirë siç është veprimtaria kompjuterike. Duhet strategji afatgjate dhe reforma, duke filluar nga sfera e arsimit. Maqedonia duhet të edukojë kuadro me shkathtësi në ato sektore dhe veprimtari, kurse masat për punësim të drejtohen drejtë atyre veprimtareive “, thotë “Finance Think”.

Ata apelojnë të bëhet strategji e re me të cilën do të përmirësohet standarti i qytetarëve, por edhe do të edukohen kuadro me shkathtësi nga veprimtarit të cilat paguhen mirë.

Paga më të larta prej 20.000 denarë marrin punonjësit nga sektori financiar dhe energjetik si dhe të punësuarit në administratë publike dhe mbrojtje.

Të dhënat e anketës të Institutit për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think” tregojnë se 28,4 për qind nga qytetarët e Maqedonisë nuk kanë mjaftueshëm para që ti kënaqin nevojat për ushqim dhe të paguajnë faturat, 41,6 për qind janë të shkyçur nga jeta sociale, kurse 30,4 për qind janë të pambrojtur materialisht dhe nuk munden që ti lejojnë vetes as nevojat elementare për jetesë.

21,5 për qind e popullatës në Maqedoni jetojnë me 7.200 denarë në muaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme