Maqedoni, sot seanca për shpërndarjen e Parlamentit

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

Në Maqedoni zhvillohet sot seanca, gjatë të cilës pritet shpërndarja e parlamentit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohëshme te 11 dhjetorit.

Shpërndarja është një nismë e opozitës por që është përkrahur nga të gjitha partitë parlamentare, me qëllim dhënien fund të ngërçit politik më shumë se një-vjeçar.
Shpërndarjes së parlamentit i paraprin miratimi i buxhetit për vitin 2017, me kërkesë të VMRO-DPMNE-së.
Një çështje e diskutueshme është edhe zgjidhja e problemit për njësinë vendore 6, që ka më tepër votues nga sa përcakton ligji.
Opozita thotë se çështja duhet zgjidhur, pasi le hapsira për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve, një kërkesë që është mbështetur edhe nga Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han.
Megjithatë, kjo kërkesë ende nuk është përfshirë në rend dite.
Ndërsa disa politikanë shqiptarë thonë se pas pastrimit të listave të votuesve nga emrat fiktivë, janë hequr padrejtësisht 30 mijë shqiptarë, një problem që ve në pikëpyetje procesin zgjedhor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme