Maqedoni, tre persona të humbur për një javë

Për një javë në sektoret për punë të brendshme nëpër gjithë Maqedoninë janë paraqitur si të humbur 3 persona, një vajzë 19 vjeçare, një djal 17 vjeç dhe një burr i moshës 69 vjeçare.

Një burr mbrëmë rreth orës 20 e ka paraqitur rastin e humbjes së vajzës së tij 19 vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia që në mëngjes dhe më nuk është kthyer.

Një punëtore sociale nga shtëpia e të pastrehëve ”25 maji” në Shkup dje ka paraqitur se një 17 vjeçar më 18 nëntor është larguar nga shtëpia për përkujdesjes dhe nuk është kthyer më.

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate, djali e ka paraqitur babain si të humbur. Babai E.O (69) vjeç është larguar nga shtëpia me veturën ”Zastava 101” dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Nga policia njoftojnë se janë duke hulumtuar rastet dhe apelojnë deri tek qytetarët që të paraqesin çdo rast nëse dëgjojnë ose shohin ndonjërin nga të humburit në fjalë. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme