Maqedoni, u votua Kodi Zgjedhor, 3 vota kundër

Me 92 vota për, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur u votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor të Maqedonisë.

Deputeti i BDI-së, Aliti tha se është kundër ndyshimeve sepse kjo lshtë krim, që t’ia merr të drejtën e votimit rreth 39 mijë qytetarëve.

“Ata që vendosin ta miratojnë këtë ligj, që shkel të drejtat elementare të qytetarëve do të turpërohen para votuesve dhe qytetarëve që i përfaqësojnë. Nëse votoni këtë ligj kryeni vepër penale, sepse po thyeni në një drejtë kushtetuese të qytetarëve”, theksoi ai.

Në mesin e këtyre 39 mijë votuesve 26 mijë janë shqiptar tha ai.

Edhe Pavle Trajanov ishte kundër ndyshimeve. Deputetja e pavarur, Solza Gërçeva tha se marrëveshja e arritur gjatë bisedimeve me partive poltike tregon se Maqedonia është në një krizë mentale.

“Një herë na thanë se janë 600 mijë votues kontestues. Pastaj 500 mijë, 300 mijë, 200 mijë dhe pastaj rreth 39. Kjo është absurditet. Ata në kohën e vapës së gushtit janë të detyruar të paraqiten në skype dhe forma tjera përmes internetit për të verifikuar. Kjo gjë nuk ndodhë askund në botë, kjo është cuditshme”, u shpreh ajo.

Sipas marrëveshjes, 171.500 votues do të vendosen në listë të veçantë dhe vota e tyre nuk është kontestuese.

Në lidhje me 39.502 votues nga kontrolli i kryqëzuar do të ketë 25 ditë që vetë të paraqiten për votim. Ata që nuk do të paraqiten, nuk do të kenë të drejtë vote.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme