Maqedoni: Vazhdon debati për përkatësinë etnike në letërnjoftimet, BE rekomandon harmonizim me legjislacionin evropian

Për një vend kandidat për anëtarësim në BE, siç është Maqedonia e Veriut, imperativ është harmonizimi i legjislacionit të brendshëm me rregulloren evropiane, kur bëhet fjalë për letërnjoftimet. Qeveria paralajmëron monitorimin e të gjitha vendimeve dhe rregulloreve evropiane në lidhje me letërnjoftimet, opozita mbetet në qëndrimin që qytetarët mund të deklarojnë nëse duan që në letërnjoftimin e tyre të qëndrojë edhe përkatësia etnike, ndërsa për Komitetin e Hesinkit vendosja e një kolonë për përkatësinë etnike në dokumentin për identifikim e minon identitetin qytetar.

Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir porositi se aktualisht në BE çështja e letërnjoftimeve rregullohet në nivelin e legjislacionit kombëtar të vendeve anëtare, por në gusht 2021 në Union do të hyjë në fuqi Rregullorja e përgjithshme e të dhënave, sipas së cilës ndalohet procedimi i informacioneve siç është përkatësia etnike dhe religjioze si dhe elemente tjera.

Gir dje në hapjen e Shtëpisë dë Evropës në Strumicë theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në proces të harmonizimit të legjislacionit të saj me standardet e BE-së dhe ka progres të mirë në këtë, ndërsa pasi të fillojnë negociatat, fokusi do të jetë në të gjitha detajet në harmonizim me legjislacionin kombëtar me rregullat dhe standardet e BE-së dhe do të jetë veçmas me rëndësi dy legjislaturat të jenë të harmonizuara.

Kryeministri Zoran Zaev në të njëjtën ngjarje, theksoi se absolutisht është dhënë e drejta në nivel kombëtare se si do të rregullohet çështja për letërnjoftimet.

“Më vjen mirë që edhe partia më e madhe opozitare dhe partitë e tjera politike janë në linjë të së drejtës së përcaktimit, që qytetarët të deklarohen nëse duan në letërnjoftimet e tyre të kenë edhe përcaktimin etnik. Por, si vend kandidat për anëtarësim në BE, imperativ çdoherë është harmonizimi i legjislacionit vendor me rregulloren evropiane”, ka deklaruar Zaevi.

Siças Zaevit, pasi që vendi dëshiron të jetë anëtare e BE-së në fund do t’i ndjekë vendimet dhe rregulloret evropiane.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se në letërnjoftimet “nuk do të kemi maqedonas”, sepse “Zoran Zaev e fshiu atë”. “Zoran Zaev krijon një komb të ri që duhet të jetë qytetar maqedonas i vendit me mbiemrin e ri2, tha Mickoski.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, nga ana tjetër, beson se futja vendosja e një kolonë për përkatësinë etnike në letërnjoftim e ripërcakton kuptimin e dokumentit me atë që e minon identitetin qytetar për kurriz të etnisë dhe e sfidon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, pasi asnjë vend anëtarë në Union nuk ka vendosur një praktikë të tillë./MIA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme