Maqedoni: VMRO-DPMNE, regjistrim do jetë i dështuar dhe i falsifikuar

VMRO-DPMNE vazhdon që regjitsrimin e ardhshëm në Maqedoni ta quaj që tani të deshtura e të falsifikuar.

Nëpërmjet një njoftimi për publikun VMRO-DPMNE pohon se “regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zoran Zaevin. Pë këtë shkak nevojitet tërheqja nga ligji dhe konsensus të plotë”.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë e miratuan në mënyrë kriminale me keqpërdorim të flamurit evropian. Standardet për zbatimin e këtij regjistrimi që i miratoi Kuvendi kanë metodologji të vjetër dhe nuk janë sipas standardeve të KB-së dhe Eurostat”, thonë nga kjo parti.

Sipas qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE’së, Zaevi dëshiron të realizojë regjistrimin sespse kështu duhet ta përmbush marrëveshjen për rezultatet e kurdisura.

“VMRO-DPMNE e kundërshtoi këtë ligj, për shkak se ky proces nuk do të jetë operacion statistikor, por operacion politik dhe rezultati i këtij procesi është marrëveshje e kryer mes partive në Qeveri. Për këtë flet edhe neni në ligj ku parasheh nënshkrim të dyfishtë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaevi dhe partie e tij nuk pranuan asnjë amendament nga ta dhe po ashtu nuk u pranua propozimi që gjatë regjistrimit të përdoren pajisjet për shenjat e gishtave.

“Qytetarëve të Maqedonisë nuk u nevojitet regjistrim politik, por operacion me numra të vërteta statistikore që në të ardhmen do shërbejë për strategjitë ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE’së.

VMRO-DPMNE i bënë thirrje presidentit Pendaroski që të mos e nënshkruaj këtë ligj. /sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme