Në tre vende ka zjarre aktive. Në Saraj, pranë fshatrave Raviq dhe Bukoviq, midis fshatrave Barov dhe Veshje në komunën e Demir Kapisë, si dhe në fshatin Gorno Melniçani në Dibër.
“Zjarri në fshatin Raviq në komunën e Sarajit, sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, mund të ndizet më shumë. Pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe ekspertë francezë janë të pranishëm në terrenin e vështirë për shuarjen e zjarrit .”
Me ndihmën e një droni me kamera termike, ekspertët francezë kontrollojnë se ku ka pika të nxehta të zjarrit në Saraj, në mënyrë që të vihet nën kontroll. Edhe pse intervenohet ndaj zjarrit, megjithatë prushi që digjet në rrënjët e pemëve lë mundësinë, që ai të riaktivizohet.
“Dje, në orët e pasdites te zjarret në fshatin Raviq, komuna e Sarajit, erdhi deri te rindezja e tij, ku në një moment shihen 10 vatra të zjarrit në një linjë prej dy kilometrash, dhe një vatër zjarri 5-6 km nga vatrat tjera. Sot në mëngjes zjarri po tymon në disa vende me mundësi të rindezjes, dhe i njëjti shtrihet nga fshati Bukoviq deri në fshatin Çajlanë dhe Matkë… Për momentin nuk kam informacion se një zjarr ka arritur afër objekteve, ose afër fshatit”, tha Nadica Vëçkova, zëdhënëse e QMK-së.
Bari i thatë dhe pylli me kërcyll të ulët në terrene vështirë të kalueshme po digjen midis fshatrave Barovë dhe Veshjë që gjendes mes Kavadarit, Demir Kapisë dhe Negotinës. Zjarri, sipas QMK, përhapet në disa drejtime, ndërsa një drejtim i zjarrit u përhap drejt rafshnaltës Vitaçevë. Në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit janë të pranishëm rreth 60 pjesëtarë të policisë, 50 të armatës, së bashku me pjesëtarët e QMK-së, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Pyjet Kombëtare, si dhe ndërmarrjet zjarrfikëse dhe komunale nga Demir Kapija, Negotina, Kavadari dhe Vallandova.
Po digjet edhe në zonën e fshatit Mellniçan i Epër në Komunën Qendër Zhupë. Është përfshirë nga flakët pyll ahu, ndërsa në fikjen e zjarrit është intervenuar deri në orën dy të mëngjesit.
Policia njoftoi se në vendin ku mbrëmë shpërthyen zjarre në rajonin e Qendër Zhupës ka arrestuar tetë persona, gjashtë nga Kumanova dhe dy nga Shqipëria.
Terreni i djegur do të pastrohet dhe më pas do të ripyllëzohet. Sipas vlerësimeve fillestare, në zjarret më së shumti është djegur pyll me pisha, por edhe pjesë më të vogla me lis dhe dëllinjë, në një sipërfaqe prej 10.000 hektarësh. Sipas detyrimeve ligjore, në dy vitet e ardhshme e gjithë zona e djegur do të duhet të pyllëzohet, dhe në 20 deri në 50 vitet e ardhshme do të kthehet në gjendjen para zjarreve.
Igor Stefanovski